Shkollë kodimi dhe aftësish digjitale · 6–18 vjeç · Tiranë

Fëmijët mësojnë teknologjinë duke krijuar.

Grupe të vogla, projekte konkrete dhe mësim praktik. Nga ideja e parë te loja, faqja ose aplikacioni i parë, fëmijët në Proton mësojnë duke ndërtuar.

max 8 fëmijë në gruppa asnjë përvojëDemo Day çdo semestër
programi_i_pare.js

console

shtyp “nis” për të parë çfarë ndodh…

prek fjalën e nënvizuar, pastaj shtyp “nis” ▸

çdo lëndë që mëson, në një vend

Një fëmijë ndërton botën e tij të lojës në stilin Roblox
bota ime · live
Maskota e Proton School, një vajzë me tabletin e Proton School

nxënësit tanë · fëmijë që ndërtojnë projekte të vërteta

KodimLojëraWebRobotikëAnimacionDizajnTë dhënaAplikacioneAIProjekte
Një fëmijë ndërton botën e tij të lojës në stilin Roblox
bota ime · live
Maskota e Proton School, një vajzë me tabletin e Proton School

Nxënësit tanë

Fëmijë që ndërtojnë projekte të vërteta

Grupe të vogla, një mësues pranë çdo fëmije dhe një projekt që e marrin me vete në fund të çdo moduli.

6–18vjeç
8fëmijë / grup
projektenë çdo program
Demo Dayçdo semestër

Programet

Gjej programin e duhur

Katër grupmosha, nga blloku i parë te projektet për portofol. Çdo fëmijë nis nga niveli që i përshtatet dhe zhvillohet hap pas hapi përmes projekteve.

Një fëmijë duke shkruar kodin e tij të parë në laptop
Niveli 1 · Electron

6–9 vjeç

Hapat e parë në kod

Tërhiq blloqe me ngjyra, bëj personazhet të lëvizin dhe ndërto lojën e parë — pa shkruar asnjë rresht kod.

çfarë ndërtojnë

Scratchanimacionelojëra labirintiMinecraft
Shiko grupin 6–9
Niveli 2 · Proton

10–12 vjeç

Kodi i parë i vërtetë

Nga blloqet te teksti. Python dhe Lua, lojëra arcade, botë Roblox dhe chatbot-ë që punojnë vërtet.

çfarë ndërtojnë

PythonRoblox / Lualojëra arcadechatbot-ë
Shiko grupin 10–12
Niveli 3 · Photon

13–15 vjeç

Web që shkon live

HTML, CSS dhe JavaScript. Adoleshentët dizajnojnë, ndërtojnë dhe publikojnë faqet e tyre live në internet.

çfarë ndërtojnë

JavaScriptfaqe webUnity 3Ddizajn
Shiko grupin 13–15
Niveli 4 · Fusion

15–18 vjeç

Aftësi që vlejnë pas shkollës

AI, aplikacione, të dhëna, siguri kibernetike dhe dizajn UI/UX — projekte të nivelit të portofolit.

çfarë ndërtojnë

AIaplikacioneSQL & të dhënaFigma
Shiko grupin 15–18

Nuk je i sigurt cili program i përshtatet fëmijës? Rezervo një orë prove falas — ne vlerësojmë moshën, përvojën dhe interesat, pastaj sugjerojmë grupin e duhur.

Si funksionon

Nga ora e parë në Demo Day

Tre hapa të thjeshtë nga ora e provës te prezantimi i projektit.

Provo

Eja në një orë mësimi të vërtetë. Që në takimin e parë, fëmija juaj krijon diçka që funksionon dhe zbulon nga afër si mësohet në Proton.

Bashkohu

Fëmijët grupohen sipas moshës dhe nivelit, në grupe me deri në 8 nxënës. Me të njëjtin trajner çdo javë, ata mësojnë, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë projekte së bashku.

Prezanto

Gjatë semestrit, fëmijët përvetësojnë njohuri hap pas hapi dhe i zbatojnë në projekte konkrete. Në Demo Day, ata prezantojnë para familjes çfarë kanë ndërtuar dhe çfarë kanë mësuar.

Për prindërit

Ndërtuar për fëmijët. Menduar për prindërit.

  • Grupe të voglaMaksimumi 8 fëmijë në grup, me një trajner të dedikuar që ndjek progresin e secilit.
  • Projekte dhe mësim praktikFëmijët mësojnë më shpejt kur ndërtojnë diçka që duan ta tregojnë. Çdo koncept mësohet brenda një projekti.
  • Progres i dukshëmDemo Day çdo semestër, plus shënime të shkurtra nga trajnerët për atë që mësoi fëmija dhe çfarë vjen më pas.
  • Kohë para ekranit, me qëllimMë pak konsum pasiv. Më shumë krijim, eksperimentim dhe zgjidhje problemesh.
Dy fëmijë duke koduar bashkë në një laptop në Proton School
grupe deri në 8 fëmijë
Sara më parë rrinte gjithë pasditen në YouTube. Pas tre muajsh, bën lojërat e veta dhe na shpjegon ciklet në darkë. Na lutet të mos i humbasë orët.
Elona, mamaja e Sarës (9 vjeç), niveli Electron

Pyetje të shpeshta

Çfarë duan të dinë prindërit

A duhet të ketë fëmija përvojë paraprake?

Jo. Programi dhe grupi zgjidhen sipas moshës, përvojës dhe interesave.

Sa fëmijë ka në grup?

Deri në 8 fëmijë, me të njëjtin trajner çdo javë.

A duhet të sjellim laptop?

Jo. Fëmijët përdorin pajisjet e studios gjatë mësimit.

Çfarë mëson konkretisht?

Varet nga programi. Fëmijët mund të punojnë me kodim, lojëra, web, robotikë, dizajn, të dhëna dhe AI.

Çfarë ndodh nëse fëmija mungon?

Ndodh! Fëmija mund të bashkohet me një grup tjetër brenda javës për ta zëvendësuar, dhe trajneri sigurohet që të kapë hapin para mësimit të radhës.

Kodo. Krijo. Nis.

Gati për nisje?

Rezervo një orë prove falas. Fëmija juaj krijon një projekt të vogël që në takimin e parë, ndërsa ju shihni nga afër si zhvillohet mësimi në Proton.

Rezervo orën falas

Pa pagesë · Pa detyrim · Grupe me deri në 8 fëmijë

ose na telefononi: +355 69 4044490